Roma afër huazimit të Lovrenit

Roma i ka filluar negociatat për ta transferuar qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Dejan Lovren, në formë huazimi për këtë sezon me mundësinë për ta blerë verën e ardhshme.

Për t’u përqendruar te negociatat për transferimin e mbrojtësit kroat, Roma u ka dhënë fund tentimeve për të arritur marrëveshje me Juventusin për blerjen e Daniele Ruganit.

Sipas Nicolo Schiras të Gazzetta dello Sport, bisedimet mes Romës dhe Liverpoolit janë afër kompletimit. Verdhekuqtë pritet të paguajnë dy deri në tre milionë euro për huazimin e tij për sezonin e ardhshëm, ndërsa do ta kenë mundësinë ta blejnë atë për 15-16 milionë euro verën e ardhshme.

Schira shton se opsioni për ta blerë futbollistin bëhet automatikisht i detyrueshëm nëse Lovren i arrin kriteret për paraqitje dhe gola me klubin italian.

Për Lovrenin besohet se do të largohet nga Liverpooli këtë muaj, pasi ka mbetur vetëm si rezervë në radhët e qendërmbrojtësve të Jurgen Klopp.

loading…