Roboti ARTEMIS udhëton në Paris për të marrë pjesë RoboCup

Një universitet në Kaliforni ka zhvilluar robotin humanoid me emrin ARTEMIS (Advanced Robotic Technology for Enhanced Mobility and Improved Stability), që do të udhëtojë në Bordeaux në Francë për të marrë pjesë në një ndeshje futbolli në RoboCup.

Fjala është për robotin me një baraspeshim të jashtëzakonshëm në çfarëdo terreni, që mund të vrapojë dhe të ngrit të dyja këmbët nga toka gjatë lëvizjes, transmeton Telegrafi.

Profesori Dennis Hong thotë se bëhet fjalë për robotin e parë të këtij lloji. Risia në këtë robot janë makinat që përdorin energji për ta vënë në lëvizje, dhe është dizajnuar enkas për të funksionuar si muskuj biologjik.

Roboti ARTEMIS u zhvillua si një robot humanoid me qëllim të përgjithshëm, dhe është rezultat i punës së studiuesve nga Laboratori për Robotikë dhe Mekanizma në Universitetin e Kalifornisë.

Ky laborator është i përqendruar në lëvizjen dykëmbëshe në terren të ashpër. Roboti i ri mund të vrapojë, të kërcejë dhe të ecë në terrene të ashpra dhe të paqëndrueshme, peshon pak më shumë se 38 kilogramë dhe është 142 centimetra i gjatë, madje edhe kur shtyhet mund të ruajë stabilitetin.