Robotët

Robotët e vegjël të lëvizshëm të krijuar nga qelizat njerëzore befasojnë edhe shkencëtarët

Një ekip shkencëtarësh kanë krijuar robotë të vegjël të lëvizshëm nga qelizat njerëzore, që një ditë mund të jenë në gjendje të ndihmojnë në shërimin e plagëve ose indeve të dëmtuara.

Eksperimenti u krye nga shkencëtarët e Universitetit Tufts dhe Institutit Wyss të Universitetit të Harvardit, SHBA.

Robotët e vegjël, të emëruar si antrobotë, janë krijuar nga qelizat e trakesë së njeriut, të marra nga donatorë anonimë të moshave dhe gjinive të ndryshme.

Shkencëtarët e përdorën qelizën trakeale, për shkak të funksionit të saj që ka për të vënë grimcat në kanalet e frymëmarrjes në lëvizje, në mënyrë që të inkurajojë edhe lëvizjet e antrobotëve.

Ndryshe, antrobotët kanë mbijetuar deri në 60 ditë në kushte laboratorike.

Eksperimentet e bëra ende janë në fazë të hershme, por për qëllim kanë që të zbulohet nëse kjo teknologji e re mund të aplikohet në mjekësi për shërim.

Sipas Michael Levin, profesor i biologjisë në Vannevar Bush në Shkollën e Arteve dhe Shkencave Tufts, antrobotët nuk paraqesin ndonjë shqetësim.

Kjo për faktin se nuk ka mundësi që ata të dalin jashtë laboratorit ose të jetojnë jashtë tij.

Baza e këtij hulumtimi është në punën e mëparshme të shkencëtarëve mbi ksenobotët, që janë robotët e parë të gjallë, të krijuar nga qelizat embrionale të bretkosës me kthetra afrikane.