Robinho kalon te klubi turk
Liderët e Super Ligës turke, Istanbul Basaksehir, ka shtuar në listën e lojtarëve sulmuesin brazilian, Robinho nga Sivasspor.
34-vjeçari iu është bashkuar Emmanuel Adebayor, Eljero Elia, Gael Clichy, dhe ish mesfushorit të Atletico Madridit e Barcelonës, Arda Turanit, në klubin turk.
Robinho në të kaluarën ka qenë lojtari i Real Madridi, Manchester Cityt dhe Milanit.
Braziliani iu bashkuar Sivassporit në janar të këtij viti duke shënuar 12 gola në 20 ndeshje.