Robert Berisha shoqërohet nga e dashura e tij e re në intervista televizive

Robert Berisha së fundi ishte tema kryesore e mediave rozë.

Kjo pasi ai në një intervistë zbuloi se është në një lidhje të re, shkruan lajmi.net.

Madje ai zbuloi edhe emrin e saj, dhe kaq mjaftoi që mediat të zbulojnë se për kë bëjet fjalë.

Në bazë të kësaj besohet se është fjala për modelen e njohur kosovare, Laureta Maqedonci.

E si duket dyshja tanimë janë të pandarë, kjo pasi Roza Lati zbuloi së fundi se Laureta po e shoqëronte Robertin në intervistën e tij për ‘Why Not’.

Kujtojmë se pasi Roberti zbuloi këtë detaj, raporti me ish partneren, Nora Istrefin duket se është ftohur pasi ata më nuk ndjekin njëri-tjetrin në ‘Instagram’