Hyzer Rizani, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipajnit, ka thënë se qytetit të Lipjanit ka filluar t’i ndihet fryma e fitores së Partisë Demokratike.

“Pa mëdyshje, takimi me struktura në Lipjan më bënë të besoj fuqishëm se bashkë do ia dalim. Lipjani do të përfitoj shumë me qeverisjen e PDK-së, në programin tonë kemi paraparë projekte që me të vërtetë do i japin frymë qendrës së qytetit, duke përfshirë parqe, rrugë e shkolla dhe shumë pika tjera kyçe që kanë nevojë për trajtim”, ka thënë Rizani.

Sipas tij, për t’i bërë realitet këto premtime dhe për të përfituar qytetari, duhet punë e angazhim nga secili.

Bashkë me Rizanin në këtë fushatë ka qenë edhe kandidati për asamble, Herolind Kozhani, i cili mban numrin 20 në listën zgjedhore.