Rita Ora tregon elasticitetin e saj në ushtrime fizike, duke ndarë me ndjekësit video nga rutina e saj e përditshme

Rita Ora tregoi figurën e saj të pabesueshme trupore të mërkurën, teksa dha një pasqyrë të regjimit të saj intensiv të stërvitjes ndërsa kalonte kohë në Sydney.

Këngëtarja 32 vjeçe, u lajmërua në Instagram duke ndarë me ndjekësit e saj një sërë fotografish mbresëlënëse nga sesioni i saj i ushtrimeve të ‘Pilates’, duke treguar veten duke ngritur pesha dhe duke bërë zgjatje muskujsh.

Ajo ndau një sërë këndvështrimesh të ndryshme të punës së saj të vështirë në palestër me veshje elastike, teksa pranoi se po ushtrohej në albumin e saj të ri, shkruan DailyMail.

Në një vështrim, Rita tregoi barkun e saj të tonifikuar me një bluzë të zezë dhe dollakë të hirtë, të cilat i veshi me çorape të zeza.

Ajo i stiloi flokët e saj të arta të lidhura në një bisht dhe nxori në pah muskujt e saj teksa ngrinte pesha të rënda.

Rita nuk mund të shmangte një buzëqeshje ndërsa provoi dorën e saj në pozicionin e pazakontë, me gjunjët dhe krahët e drejtuar nga jashtë.

Interpretuesja e hitit “Poison” i forcoi tiparet e saj mahnitëse me një buzëkuq rozë me shkëlqim.