Rita Ora për disa ditë me radhë ka pushuar në Spanjë

Rita Ora për disa ditë me radhë ka pushuar në Ibiza të Spanjës, ku nuk i ka kursyer aspak imazhet provokuese.

Këngëtarja në këto pushime u shoqërua nga miqtë e saj, ndërsa mori gjithë vëmendjen me bikini të vogla në plazh.

Pas Spanjës, destinacioni i radhës për Ritën është Portugalia, nga ku edhe ka publikuar fotografinë e fundit.

Nuk dihet nëse këngëtarja në këtë vend është ndalur për pak kohë apo do të qëndrojë më shumë.