Rita Ora mohon lidhjen me Liam Payne

Këngëtarja Rita Ora foli për jetën e dashurisë dhe gjithashtu thashethemet se është ndarë nga Andrew Garfield (35), dhe për thashethemet se kishte filluar romancën e saj të re me Liam Payne (25).

Ora thuhet se është ndarë nga aktori Garfield, i cili e luajti Spider-Manin dhe thuhet se është parë me një nga anëtarët e bendit “One Direction”.

Rita i ka hedhur poshtë thashethemet e tilla dhe ka theksuar se dëshiron të përqendrohet në karrierën e saj muzikore.

“Lidhja e re nuk është prioritet për mua”, – tha këngëtarja.

Ajo shtoi për “The Sun” se kishte vështirësi të mëdha në mbajtjen e kontaktit dhe gjetjen e partnerit, kur jeton nën dritat e reflektorëve.

“E gjitha që thashë e konfirmon se tani nuk është koha për lidhje të re. Disa njerëz më lidhin me meshkujt me të cilët më kanë parë, dashuria nuk është për momentin prioriteti im. Nga ana tjetër, nuk duhet të pres shumë kohë, në të ardhmen dua ta kem një familje të madhe”, – tha ajo.

Rita Ora, e cila aktualisht është duke u përgatitur për turneun evropian me albumin ‘Phoenix’, i ka hedhur poshtë thashethemet që e lidhin me këngëtarin Liam Payne.

“E di që disa kanë thënë se jam me Liam, ai është një nga njerëzit më të mirë që i kam takuar, por ne jemi vetëm miq. Është e pazakontë t’i shohësh miqësitë mashkull-femër, veçanërisht në punën me të cilën po merremi”, – përfundoi Rita.