Këngëtarja ka publikuar edhe një promo të projektit të ri.

Rita Ora në profilin e saj në Instagram ka ndarë me ndjekësit videon.

E veshur provokative me të brendshme ngjyrë të zezë, artistja shqiptare bën lëvizje joshëse duke vallëzuar.

“1 ditë deri në BANG (titullin e këngës) ka shkruar Rita në mbishkrimin e videos.

Ndryshe, së fundi mediat e huaja raportuan se 30 vjeçarja është larguar si juriste nga programi i njohur “The masked Dance” për shkak të thyerjes së rregullave anti-Covid për ditëlindjen e saj.