Rita Ora godet tavanin me kokë në një përpjekje për t’iu treguar fansave ushtrimet e saj

Ajo aktualisht është në mes të një orari të ngjeshur, ndërsa promovon solo këngën e re të publikuar së fundit, “Hoe to be lonely”, shoqëruar me një klip të lezetshëm.

Por Rita Ora, 29 vjeçe, tërhoqi vëmendjen e fansave për të gjitha arsyet e gabuara të dielën, kur në një seancë stërvitore që ajo e ndau me ndjekësit e saj përmes një videoje ‘live’ në Instagram, përfundoi duke goditur me kokë tavanin e saj.

Këngëtarja e hitit “Girls” ishte në mes të një sesioni video live me ndjekësit e saj kur tregoi disa nga lëvizjet e saj të preferuara të ushtrimeve, duke përfshirë kërcimet lart, shkruan DailyMail.

Por edhe pse goditi tavanin e mkokë, Rita tregoi buzëqeshje për fansat pas këtij aksidenti të lehtë.

E veshur me një palë tuta ngjyrë gri, bukuroshja me origjinë kosovare u pa duke u përshkuar dhimbjen teksa mbante me dorë majën e kokës së saj pas një mashtrimi të pafat.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” zbuloi gjithashtu se ajo ushtron ‘gjithë kohën’ për të mbajtur shëndetin e saj në kontroll, dhe ka ndërtuar një ‘lëkurë të trashë’ ndër vite.

Rita foli në një intervistë të fundit për Daily Star, për stilin e saj të jetesës duke thënë: “Është e vështirë të shpjegohet pasi ka ngritje dhe ulje. Ndodh gjatë gjithë kohës. Sidomos kur kam bërë ndonjë koncert apo paratij,e unë kthehem në shtëpi dhe të tjerët janë si ‘Wow, kjo është çmendur’”.

Edhe pse ajo ka përjetuar 10 vjet sukses të vazhdueshëm, Rita është akoma po aq e vërtetë dhe po aq tokë sa përherë, dhe e mban shëndetin e saj mendor duke u ushtruar.

Ajo i tha gjatë intervistës: “Unë kurrë nuk e konsideroj si të mirëqenë. Unë akoma e marr atë formën e nxituar të adrenalinës për herë të parë kur kam qenë në skenë. Mundohem të punoj gjatë gjithë kohës për të mbajtur në kontroll shëndetin tim mendor”.

Ylli i muzikës pop pranoi se përpara shqetësohej kur lexonte gjithçka të shkruar për jetën e saj private nëpër media, por tani ka ka ndërtuar stabilitetin e saj.