Rita Ora fotografohet duke bërë ‘shopping’, teksa nuk nguron ta bëjë vet grimin para pasqyrës në dyqan

Rita Ora e trajtoi veten me një zbavitje duke bërë pazar në Sydney të enjten.

Ylli i muzikës pop u pa duke blerë deri në tregun e madh ‘Désordre Boutique’ në periferi të qytetit të Darlinghurst, shkruan DailyMail Australia.

Rita, e cila ka qenë duke e shfrytëzuar kohën e mirë në Australi përpara paraqitjes së saj në “The Voice”, dukej se kishte blerë një kostum të zi të përbërë nga pantallona dhe bluza mëndafshi.

Sapo mbërriti në butikun ekskluziv, Rita dukej se kishte ndërruar rrobat e saj sportive dhe atletet me kostumin elegant të pantallonave dhe një palë taka të gjata me dizajn koteleje.

Artistja e hitit “Body on Me” i kishte flokët të stiluara lirshëm rreth shpatullave të saj, dhe në një fazë u pa duke e grimuar veten në një nga pasqyrat e dyqanit.