Rita Ora e mahnitshme në fotosesionin e fundit

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka publikuar disa fotografi në Instagram.

Ajo tregon se ka përfunduar fotosesionin për koncertet e saj që do t’i mbajë në muajin maj.

Rita duket e mahnitshme në këto fotografi ndërkohë që kjo veshje e shfaqë atë shumë të ‘nxehtë’.

“Sapo përfundova fotosesionin për koncertin tim në ARENA në maj! Mezi pres që ju ta shikoni atë se si unë dhe skuadra kemi punuar shumë për të dhënë një shfaqje të mahnitshme”, ka shkruar Rita në postimin e saj në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BwZ4wBHBMN8/?utm_source=ig_web_button_share_sheet