Kosovarja

Rita Ora do të shesë në ankand veshjet e saj të turneve

Rita Ora po mendon që të vë në ankand veshjet e saj që ka pasur gjatë turneve të ndryshëm.

Këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja në një intervistë për “OK”, transmeton Koha.net.

Hiti i “I Ëill Never Let You Doën” ka mbajtur të gjitha rrobat që ka veshur në skenë, por po i mbaron hapësira e saj në shtëpi kështu që po mendon t’iu ofrojë fansave të saj të blejnë një pjesë të historisë së saj të popit.

“Shtëpia ime është paksa e tollovitur, ka rroba gjithkah. Kur dua të hap derën gjërat bijnë në tokë. Shumica e gjërave janë që kam veshur në performanca, ndoshta do të bëjë ndonjë ekspozitë ose do t’i shesë ato”, ka deklaruar Ora.

Ajo edhe në këtë intervistë nuk ka lënë për të treguar për krenarinë që ka që vjen nga Kosova.

“Në fillim kur më pyesnin prej nga jam? Kur u thosha Kosova, njerëzit më pyesnin se ku është ai vend? Por, isha me fat se në klasën time kishte etni, religjione e raca të ndryshme. Flas për vendin tim gjatë gjithë kohës. Kur hyra në muzikë më 2012, isha këngëtarja e vetme nga Kosova që ia dola të isha aty. Prandaj është përgjegjësi e imja të flas për vendin tim dhe ta vendos atë në hartë. Jam shumë krenare për këtë”, është shprehur Ora.