Rita Ora dhe Taika shkëlqejnë pranë njëri-tjetrit të veshur në ngjyrën rozë

Rita Ora dhe Taika Waititi dukeshin komodë të martën teksa mbërritën së bashku në festën e “Golden Globes” të mbajtur në Chateau Marmont në Los Angeles.

Rita, 31 vjeçe, dukej tejet elegante e veshur me një kostum ngjyrë rozë të ndezur që tregonte këmbët e saj të gjata, shkruan DailyMail.

Duke mbajtur larg të ftohtin, ajo u mbështjellë me një palë geta të zeza dhe një pallto ngjyrë rozë në stilin ‘Barbie’.

Ajo i shtoi disa centimetra më shumë gjatësisë së saj me një palë taka të zeza të larta dhe aksesorë me një gjerdan delikat prej argjendi dhe një palë vathë të ngjashëm.

Këngëtarja i kishte lënë flokët e saj në valë të lirshme, ndërsa kishte një pamje dramatike me rimelin e argjendtë të aplikuar në fytyrë.

Taika iu përshtati gruas së tij, duke veshur gjithashtu një bluzë rozë me një xhaketë të zezë sipër.

Ai kishte veshur gjithashtu një palë pantallona blu të errëta, atlete të bardha, gjersa i shtoi shkëlqim dukjes me një gjerdan me zinxhir ari.

Rita përndryshe po bëhet gati të rikthehet në muzikë, teksa ka paralajmëruar publikimin e këngës së re “You Only Loe Me”, e cila do të jetë e gatshme për publikun më 27 janar.