Rita mahnit me foton nga pushimet

Këngëtarja Rita Ora (28) e ka tërhequr vëmendjen e fansave të saj me një foto të re në profilin e saj në Instagram. Ajo e tregoi trupin e saj të bukur në një kostum banje miniatural ngjyrë rozë.

Ajo aktualisht po i shijon pushimet në Spanjë, ndërsa fansave po u “dhuron” foto, kurse ata nuk hezitojnë t’i komentojnë.

“Trupi më i bukur dhe më natyral nga të gjithë personat e famshëm”, – është një nga komentet poshtë fotos, ndërsa nëna e saj Vera madje ka komentuar se ajo duhet të fotografohet për ndonjë linjë të rrobave të banjës.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore ka postuar një fotografi në mediat sociale ku i mahniti shumë fansa, shkruan KOHA Ditore. Në foto, Ora pozon në një pishinë në rroba banje me ngjyra të ndryshme. Afër saj nga uji del personazhi i Homer Simpson, i cili duket sikur “jargavitet” pas saj. Simpson e shikon atë si i dashuruar, ndërsa poshtë mjekrës i rrjedhin jargët.

Shumë prej fansave të Orës menjëherë e vërshuan me komplimente, por shumë shpejt e vunë re që këngëtarja e kishte modifikuar foton. Në versionin origjinal, Ora në pishinë pozon në fakt lakuriqe.

“Pse nuk e postove foton e pamodifikuar?” – e kishte pyetur një ndjekës.

loading…