Rina: Ose do bëhem grimere ose kuzhiniere

Kjo periudhë e izolimit ka bërë që shumë nga njerëzit t’i tregojnë aftësitë e tyre edhe në fusha të tjera, përveç profesionit aktual që kanë.

Derisa akoma po qëndrojmë të karantinuar, shumë prej të famshmëve shqiptarë kanë sfiduar veten në gjëra krejtësisht më ndryshe.

Njëjtë ka vepruar edhe reperja nga Istogu, Rina Balaj, e cila me anë të një postimi të publikuar në Instagram tregon se do bëhet ose grimere ose kuzhiniere.

Fotoja në fjalë e shfaq artisten shqiptare në formë të mahnitshme, gjersa prezanton grimin që ka realizuar vetë në pamjen e re.

“Unë këto ditë ose do bëhem grimere ose kuzhiniere”, ka shkruar ndër tjerash 20-vjeçarja.

Ndërkohë, komplimentet dhe shkrimet e shumta nuk munguan në hapësirën për komente as nga ndjekësit e saj.

Rina njëherësh këtë kohë pandemie është duke e shijuar e izoluar me të dashurin e saj, Sin Boy, të cilët tash e një kohë kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin.