Fansat e Rina Balajt duhet të bëhen gati për projektin e ri të saj.

Rina Balaj po sjell diçka të re, e këtë e konfirmoi me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ajo nuk ka preferuar të japë më shumë detaje, por thotë se kënga e re do të jetë ‘bombë’.

“Të gjithë fansat e mi janë më të mirët në gjithë botën, ju dua. Së shpejti do ta lëshoj bombën e radhës për të gjithë ju”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, projekti i fundif muzikor nga Rina Balaj është “Meredith”, ndërsa tani pritet të lansohet projekti i ri i saj.