Themeluesi i “Rimac Automobili”, kroati Mate Rimac ka qenë temë e revistës së njohur britanike “Economist”.
Rimac vitin e kaluar e ka prezantuar veturën e tij të dytë elektrike të njohur si hipervetura C_Two, e cila realizon performancë spektakulare.
“Do të merrni atë që paguani, dhe nëse paguani 1.9 milionë dollarë, vitin e ardhshëm do të mund ta merrni veturën elektrike, e cila mund të zhvillojë shpejtësi prej 412 kilometra në orë. Jo vetura më e fuqishme elektrike, e as hibride, e as vetura më e fuqishme me motor me diegie të brendshme, por vetura më e fuqishme e prodhuar ndonjëherë”, thekson “Economist”, transmeton Ballkani.info.
https://www.youtube.com/watch?v=wLYKHEkjONI

Revista britanike ka tentuar në që mënyrën praktike ta sqarojë si sa i shpejt në të vërtetë është kjo veturë.
“Nëse e heqni kohën për mbushjen e baterive pas secilave 650 kilometra të kaluara, ndërsa përveç kësaj injoroni edhe kufizimet e shpejtësisë dhe tollovitë në rrugë, do të mund të niseni nga Kroacia (selia e Rimac Automobili) pas drekës dhe të jeni vetëm 1650 kilometra larg Londrës në kohën e darkës”.

Rimac vitin e kaluar ka pasur 200 të punësuar, kurse këtë vit numrin e ka rritur në 500. Parashihet që brenda disa viteve ky numër të shkojë në mijëra. /Ballkani.info/


