Rikthehet koronavirusi në këtë komunë

Më 5 maj, Vushtrria shënoi fitoren ndaj betejës me koronavirusin, pasi në atë ditë u shërua personi i fundit me koronavirus në këtë komunë.

Por, pas 6 ditësh u konfirmua edhe një rast i ri në Vushtrri, duke rikthyer kështu virusin në këtë komunë.

Pas këtij rasti, numri i të infektuarve në Vushtrri u rrit, duke shkuar në 47 gjithsej, ndërsa tani janë 23 raste aktive me Covid-19.

Të shtunën u konfirmuan edhe tri raste të reja, të cilët janë dy raste brenda familjes në rrugën “2 maji”, ndërsa rasti i tretë nuk dihet ende burimi i infektimit.

Vushtrria rendiet e teta për nga numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë.

Në mesin e të infektuarve janë edhe dy punëtorë shëndetësorë.