Greqia rihap tarracat e restoranteve dhe kafeneve – pas gjashtë muajsh bllokimi si pasojë e Covid-19

Kafenetë dhe restorantet në qendër të Athinës, Greqi, janë hapur ditën e sotme në 07.00 të mëngjesit vetëm në ambient të hapur.

Siç raportojnë mediat në vend, pjesa më e madhe e pronarëve bashkë me punonjësit, nisën që të bënin gati tavolinat dhe karriget bashkë me masat përkatëse.

Sipas rregullave, në çdo tavolinë do të ketë dezinfektantë ndërsa punonjësit do të mbajnë maska.

“Presim shumë njerëz nga ora 09.00. Jemi optimistë për ditët që do të vijnë. Shpresojmë që të vijnë edhe turistë”, ka thënë pronari i një kafeje për mediat.

Sipas asaj që është njoftuar, bizneset që kanë marrë licencë operimi duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

– Ekskluzivisht në ajër të hapur,

– Akomodimi vetëm i klientëve të ulur,

– Mosluajtja e muzikës me zë të lartë.