Rifillon mësimi, por këtë herë online

Pas situatës së krijuar nga koronavirusi, nga java e kaluar është ndërprerë procesi mësimor në të gjitha institucionet shkollore të Kosovës.

Në një situatë të këtillë, shkollat “Mehmet Akif” dhe “ISP”, së bashku me strukturat dhe stafin me përvojë nga sot kanë filluar mbajtjen e mësimit online. Mësimet përfshin të gjitha klasat dhe nivelet, duke u nisur nga klasa I deri në klasën e 12.

Kjo është bërë me qëllim motivimin, ruajtjen e psikologjisë mosshkëputjen e nxënësve nga procesi mësimor si dhe bashkëpunimin me prindër të gjithë përgatitjet janë përfunduar.

Mësimet do të publikohen online duke u lidhur përmes programit të shkollës MyEducare.

“Me programin MyEducare, që përbën një risi në Kosovë nga ana e shkollave tona, ne synojmë të evitojmë viktimizimin e fëmijëve tanë dhe përmirësimin e nivelit të mësimdhënies në kushte të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e Shkollës “Mehmet Akif”.

Nga nesër mësimi online do të fillojë nesër edhe në Gjimnazin “Hasan Nahi”, ku nxënësit nga ora 10:00 do të ndjekin mësimin, duke mos lënë hapësirë që të ketë një shkëputje me ndërprerjen e mësimit.

Nxënësit do të jenë në gjendje të lidhen online nga shtëpitë e tyre dhe njëkohësisht në mënyrë interaktive marrin pjesë në mësim me pyetje dhe pjesëmarrje në mësim.

Kurse, zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka shkruar gjatë ditës së sotme se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) është duke punuar intensivisht për të ofruar mësimin online për nxënësit e Kosovës.

“Jemi të vetëdijshëm që jemi në situatë të jashtëzakonshme dhe duhet të veprojmë shumë shpejt, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm se çfarëdo që ofrojmë duhet të përmbushë disa standarde minimale, duhet të j etë e qasshme për të gjithë dhe duhet të jetë sa më e thjeshtë/lehtë për përdorim. Nisur nga këto, MASHTI është duke punuar në këtë drejtim duke u bazuar në disa parime (ende të pa-zyrtarizuara)”, ka shkruar Thaçi.