Ridvan Berisha: Kapja e drejtësisë nga Kurti duhet të kundërshtohet ashpër

Gazetari Ridvan Berisha i ka komentuar dy vendimet e fundit të KQZ-së për mocerfitikim për zgjedhjet e 17 tetorit të Sami Lushtakut në Skenderaj dhe Selim Pacollit në Prishtinë.

“Drejtësi e krimbur, e mbuluar me batak, me ‘humez’! Çka tregon rasti i z.Sami Lushtaku dhe i z. Selim Pacolli? Flet shumë për një sistem të korruptuar politikisht! Gjyqtarët po ndjehen të lehtesuar se 90 për qind te gjyqit po e bënë LVV, marrëzia s’paska fund!”, ka shkrua ai në Facebook.

“Natyrisht se heshtja përballë një sistemi të kapur të drejtësisë nga kryeministri Kurti, jo që duhet të kalohet me heshtje, por me kundërshtime të ashpra në interes të një sistemi të mirëfilltë të ndarjes së drejtësisë!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Drejtesi e krimbur, e mbuluar me batak, me ‘humez’! Çka tregon rasti i z.Sami Lushtaku dhe i z. Selim Pacolli? Flet shume per nje sistem te korruptuar politikisht! Gjyqtaret po ndjehen te lehtesuar se 90 per qind te gjyqit po e bene LVV, marrezia s’paska fund! Natyrisht se heshtja perballe nje sistemi te kapur te drejtesise nga kryeministri Kurti, jo qe duhet te kalohet me heshtje por me kundershtime te ashpra ne interes te nje sistemi te mirefillte te ndarjes se drejtesise!
MOS HESHTNI!