Ribery refuzon kalimin te Monaco

Franck Ribery ende nuk ka gjetur një skuadër të re për të vijuar karrierën. Pas largimit nga Bayerni që erdhi pas plot 12 sezonesh, sulmuesi francez është ende në kërkim të një destinacioni të ri.

Nga sa raportojnë mediat franceze, sëfundmi Ribery ka refuzuar një ofertë të Monacos, pasi 36-vjeçari siç ka deklaruar edhe më parë në Ligue 1 do të rikthehej vetëm për të mbajtur veshur fanellën e Marseille skuadër tek e cila u aktivizua për 2 sezone nga viti 2005 deri në 2007-ën duke lënë gjurmë.

Në drejtim të francezit kanë ardhur edhe disa oferta nga kampionatet e Lindjes së Mesme, ndëra Franck Ribery pëlqehet edhe në Kinë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.