Rexhepi pranon se te Dalladaku e prezantoi Hashimin si njeri të Veselit, por thotë se ra në lajthitje

Në deklaratën me shkrim që Kadri Rexhepi, i arrestuar nën dyshimin për fajde, mashtrim e detyrim, në rastin e Faton Dallakut, ka pranuar se te ky i fundit e kishte prezantuar Rrahim Hashimin dhe Ekrem Likën si njerëz të Kadri Veselit.

Në një moment ka thënë se ka qenë i detyruar që ta bënte një gjë të tillë, pa dhënë më shumë detaje. Në letrat që i ka siguruar Koha.net, ai thotë gjithashtu se ka qenë në lajthitje për krejt këtë rast.

Kjo është përmbajtja e transkriptuar e letrave të Rexhepit, në deklaratën që e ka dhënë në lidhje me këtë aferë, në të cilën janë përmendur edhe emrat e krerëve të lartë shtetërorë, Kadri Veseli e Xhavit Haliti:

Është fakt se unë Kadri Rexhepi i kam prezantuar Rrahim Hashimin dhe Ekrem Likën te Faton Dalladaku si përfaqësues të Kadri Veselit, me ofertën për blerjen e Spitalit të Zemrës në ndërtim e sipër në Prishtinë, pronar i së cilës është Ekrem Lluka, ku më herët ishte bashkëpronar edhe Faton Dalladaku.

Më pas Rrahim Hashimi prezanton marrëveshjen mes palëve, e dakorduar për blerjen e Spitalit, me ç’rast deklarohet edhe si bashkëpronar i Spitalit dhe si ortak i tij nënshkruan kontratën më 30.12.2011 duke kërkuar pagesën në emër të Kadri Veselit për të shitur vlerën e 20 % të aksioneve të spitalit.

Kontrata është nënshkruar në prani të dëshmitarëve dhe avokatit, kurse mjetet i ka pranuar për mes Bankës dhe në të gatshme në prani të dëshmitarëve për të cilët unë kamë garantuar. Duke më mbajtur në lajthitje mua si garantues dhe blerësin as njëherë nuk është bërë pranimi dorëzimi i Spitalit sipas marrëveshjes.

Pas një kohe, respektivisht pas 15 ditëve duke kërkuar pagesë shtesë në emër të Xhavit Halitit, të cilat i pranuan Rrahim Hashimi dhe Ekrem Lika.

Rrahim Hashimi dhe Ekrem Lika në kontinuitet kanë kërkuar mjete për Kadri Veselin dhe SHIK-un, gjithmonë duke më detyruar të garantoj te Faton Dalladaku te të cili kam pasur respekt dhe besim meqë kemi lidhje familjare dhe shoqërore, gjithashtu kam qenë edhe mësimdhënës i tij.

Edhe pse përmbushen të gjitha kushtet për blerjen e Spitalit si pas marrëveshjes, blerësi Faton Dalladaku ka kërkuar në mënyrë decidive që t’i dorëzohet Spitali, meqë Spitali nuk u dorëzua por çdo herë zvarritje dhe mbajtje në lajthim kërkon takim të drejtpërdrejtë me Kadri Veselin për të sqaruar mosdorëzimin e Spitalit dhe përfaqësuesit Rrahim Hashimi në lidhje me këtë çështje si dhe konfirmimin e pranim dorëzimit të mjeteve të gatshme të cilat mjete i ka kërkuar dhe pranuar në emër të tij.

Mirëpo, asnjëherë nuk erdhi deri te takimi në mes Faton Dalladakut dhe Kadri Veselit edhe pse sipas fjalëve të Rrahim Hashimit i cili kinse menaxhonte takimet gjithmonë dilte diçka e papritur.

Pas shumë kërkesave të Faton Dalladakut për zbatimin e marrëveshjes-dorëzimin e Spitalit, me kthimin e mjeteve, është lajmëruar personi me emër të Kadri Veselit me nr. 049-525-965 dhe 355696630432. dhe disa muaj ka kontaktuar Faton Dalladaku dhe mua duke u prezantuar si Kadri Veseli dhe çdo herë duke e konfirmuar përfaqësimin e tij nga Rrahim Hashimi, duke garantuar se ai qëndron pas gjithë veprimeve të tija duke përfshi edhe pranimin e mjeteve të gatshme në emër të tij, posaçërisht rreth çështjes së blerjes së Spitalit, sipas marrëveshjes. Komunikimi ka zgjatur disa muaj me biseda dhe SMS, dhe për një moment numrat e lartcekur më nuk ishin asnjëherë në funksion.