Megjithëse deputetët e Grupit Parlamentar të VV-së nuk po marrin pjesë në seancë, shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie Rexhep Selimi ka mbajtur një fjalim, pjesmarrjen e tij në Kuvend e bëri të ditur ballkani.info

“Me këtë seancë po grabitet fitorja e qytetarëve. Sot janë mbedhur disa parti humbëse për të sfiduar vullnetin e qytetarëve.”, tha Selimi në Kuvend.

Ai tha se kjo qeveri do të jetë qeveri  e mashtrimit.

“Kjo qeveri do do të jetë qeveri e mashtrimit, fillimisht mashtuan me votën e popullit, dhe së dyti na mashtruar neve si partneri juaj”, shtoi ai në foltore.

Ndërsa Rexhep Selimi tha se kjo qeveri do të jetë edhe ilegale dhe ilegjitime, dhe e cila ka shkelur kushtetutën, duke tentuar të marrë qeverinë si humbëse e zgjedhjeve.

Ai thekson se kjo qeveri i duhet Thaçit për ndarjen e Kosovës. /Ballkani.info/