IHK

Reshje shiu e diell, parashikimi i motit për këtë javë

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme në vend. Sipas PW’së, në pjesën e dytë të javës priten të reshuria shiu, e temperaturat do të pësojnë rënie graduale.

Në pjesën e dytë të javës, depërtime të fronteve mbi rajon sjellin vransira dhe kushte për shi, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima, e temperaturat pësojnë rënie graduale.  Të premten më freskët dhe kohëpaskohe me shi.

Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, sërish do të mbajë mot më stabil, me diell e temperaturat në rritje.

Cilësia e ajrit ditëve të ardhshme mbetet kryesisht vlerave të pranueshme.  Depërtimi i pluhurit saharian mbi rajon, mund të rrisë koncentrimet e pluhurit, e në këto kushte indeksi mund të kaloj në vlera mesatare.