Reperi prezanton veturat luksoze

Reperi ferizajas, Getinjo, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale. Në Instagram, ai numëron mbi 400 mijë ndjekës për të cilët bën postime të llojllojshme.

Në fotografinë e fundit të ndarë me ndjekësit në InstaStory, reperi ka prezantuar veturat luksoze, të cilat arrijnë shifra të mëdha.

“Mashallah, të gjitha me djersë”, ka shkruar ai.

Këtë muaj, Getinjo ka qenë mjaft i komentuar në shtypin mediatik, pasi thuhej se edhe ai ishte përfshirë në rastin e Loredana Zefit, kunatës së saj.

Nga ana tjetër, reperi shqiptar është duke punuar në albumin e ri, ndërsa u ka premtuar fansave se ky do jetë albumi më i mirë në historinë e repit shqip.

Përndryshe, “Selfmade” është një prej realizimeve të fundit të Getinjos, ku e ka përshkruar të kaluarën e tij.