Gashi ditë më parë bëri promovimin e albumit të ri, në të cilin përfshin disa projekte muzikore.

Përmes një statusi, reperi ka bërë të ditur që ka shënuar një sukses të ri me këngën “Creep On Me”, të cilën e solli në duet me French Montanën dhe Dj Snake.

Ai është radhitur i 39-i në tabelën e “Billboard”, sukses ky shumë i madh për reperin shqiptar.

“Le ta bëjmë këtë të shkojë i pari”, ka shkruar Gashi në Instagram.