Projekti muzikor

Reperi kosovar, Leoniti, vjen me ‘Nane’

Rap-artisti Leonit dalë ngadalë po pushton tregun e HipHop-it në Gjermani.

Ai nuk ka të ndalur pasiqë vetëm pak ditë më parë ka sjellur videoprojektin e ri të titulluar “Nane”, me një interpretim jashtëzakonisht të fuqishëm.

Projekti i tij “Nane” është punuar në Europë, me producent Maggaz, miksim dhe masterizim Alkan ndërkohë që video është punuar nga Christos Lappas.