1.10.2019 – Mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell pritet të mbizotërojë edhe gjatë ditës së mërkurë. Mirëpo nga Atlantiku, një vorbull ciklonike gjatë ditës së enjte do të filloj të depërtojë mbi rajonin tonë, që do të sjellë reshje të shiut, vende-vende edhe intenzive.

Me kalimin e frontit të ftohtë mbrëmjen e së enjtes, nga dita e premte do të shtrihen masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, derisa temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, ku vlerat maksimale do të luhaten ndërmjet 10C deri 14C.

2.10.2019 – Shumë ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-12m/s. Indeksi UV: 5.

3.10.2019 – Nga mëngjesi vransirat do të shtohen. Gjatë ditës priten reshje shiu, vende-vende do të jenë më intenzive, e mund të shoqërohen edhe me bubullimë. Paradite erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-7m/s, e më vonë pasdite mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-12m/s. Indeksi UV: 4. /PW/

loading…