Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani ka marrë primatin në tabelë me shtatë pikë, aq sa kanë edhe Drenica dhe Drita në pozitat dy dhe tre.
Gjilani gjendet në vendin e katërt me pesë pikë, ndërsa Malisheva e mbyll pesëshen e parë me katër pikë të tubuara.
Me fitoren ndaj Llapit, Feronikeli merr pozitën e gjashtë me tri pikë, kurse Dukagjini e Llapi gjenden në vendet shtatë dhe tetë me nga dy pikë.
Krejt në fund janë kampionia në fuqi, Prishtina dhe Ulpiana me nga një pikë.








