Rendi kronologjik i postimeve të Twitter vjen edhe në Android

Përmes një postimi në Twitter, kompania tha se nga dita e sotme përdoruesit e aplikacionit në Android do të kenë opsionin e ri.

Pak ditë pasi e solli në iOS, Twitter vendosi që butonin i cili ndryshon rendin e postimeve nga algoritmik në kronologjik dhe anasjelltas ta ofrojë edhe në Android.

Opsioni ende nuk është i disponueshëm në ueb.

Megjithatë shumica e përdoruesve mobil tashmë mund të kontrollojë mënyrën sesi shohin Twitter-in e tyre.

Ndryshe nga kompanitë e tjera si Facebook, me Twitter nuk do të jeni të detyruar të ndiqni me përpikmëri vendimet e kompanisë për mënyrën sesi u shfaqen përmbajtjet e miqve dhe faqeve.