Remzie Osmani e jep lajmin, do të bëhet gjyshe

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Remzie Osmani ishte e ftuara e kësaj jave në emisionin “Lart e Poshtë” me Eraldo Rexhon, bashkë me vëllain e saj, Nexhat Osmani

Në një bisedë me nota humori me gazetarin Andi Vrapi, Remzia ka dhënë shumë detaje nga karriera e saj dhe nga jeta personale.

E pyetur nga gazetari lidhur me një shtatzëni të përfolur të nuses së djalit të saj, Gëzime, Remzia ka pranuar publikisht se çifti i ri është në një pritje të ëmbël.

“Po kemi lajme të mira [nga çifti]. Nusja është në pritje të ëmbël!”, – u shpreh Remzia e pyetur nëse ka lajme të mirë nga familja.

E pyetur nëse dëshiron nip apo mbesë, Remzia tregoi se për të nuk ka rëndësi gjinia, mjafton të jetë mirë për momentin… por dëshirën e ka të jetë mbesë!

Ne urojmë që shtatzënia e Gëzimes të shkojë sa më mbarë dhe të jenë të shëndetshëm, që të dy, edhe fëmija, edhe nëna.