Receta ideale për një ditë plot energji

‘Dita e mirë shihet në mëngjes’, edhe ushqimi i mirë shihet në mëngjes, përderisa ne jemi çfarë hamë patjetër që ushqimi ynë determinon energjinë e tërë ditës, transmeton ballkani.info

Për një ushqim plot vitamina dhe energji, kemi zgjedhur këtë recetë e cila padyshim që do jetë me ju edhe gjatë ditëve në vazhdim. Ju bëftë mirë!

Mëngjes me bukë të thekur, vezë, fasule dhe pesto

Koha e përgatitjes: 5 min – Koha e gatimit: 10 min

INGREDIENTËT

4 vezë

Kripë

Piper i zi

3 lugë çaji vaj ulliri

1/2 filxhan domate rrushi

1/2 filxhan fasule të konservuara

1/4 copë salcë pesto

4 feta bukë gruri, e thekur

UDHËZIMET

1-Në një tas të mesëm, rrihni vezët me 1 lugë gjelle ujë dhe ¼ lugë çaji kripë dhe piper.

2-Nxehni 2 lugë çaji vaj në një tigan të madhe mbi ngrohje mesatare.

3-Shtoni domatet dhe fasulet dhe gatuajini 1-2 minuta.

4-Transferojini në një pjatë dhe pastroni tiganin.

5-Nxehni në tigan vajin e mbetur dhe shtoni vezët.

6-Gatuajini deri sa të zbuten 1-2 minuta.

7-Shërbejini vezët me përzierjen e domates, fasuleve dhe pesto, të shoqëruar nga buka e thekur./Ballkani.info/