Receta e biskotave integrale të mbushura me mollë

Vjeshta veç ngjyrave të mrekullueshme, sjell me vete edhe të ftohtin e lehtë që shton shijen e disa ushqimeve që ndoshta në stinë tjera, nuk shijonë njëjtë, transmeton ballkani.info

Më poshtë keni një nga recetat vjeshtore me shumë shije dhe ngrohtësi.

PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN:
1 mollë e vogël ● 2 lugë rrush të thatë ● 1 lugë fara pishe ose arra të thërrmuara ● 1 lugë gjelle sheqer kaf ● 1/3 lugë kafeje kanellë ose sipas dëshirës
PËRBËRËSIT PËR BRUMIN:
200g miell integral ● 100g sheqer kaf ● 80g gjalpë i butë në temperaturë ambient ● 1 vezë ● 1/2 lugë kafeje sodë buke ● një majë thike kripë ● lëkura e grirë e një limoni ose një bustinë vanilje
PËRGATITJA E MBUSHJES: mollën e qëruar e presim në kubikë të vegjël, e përziejmë me farat e pishës, sheqerin, kanellën dhe më pas i lëmë mënjanë të marrin aromat e njëra tjetrës.
Përgatisim brumin: në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e brumit dhe e punojmë me dorë derisa të bëhet elastik dhe nëse është nevoja shtojmë disa pika ujë.
E hapim brumin me petës me pak miell, i japim forma sipas dëshirës, mbushim gjysmat e tyre më pak nga mbushja, vendosim sipër format që kishim lënë mënjanë, i shtypim anash me pirun që të mos dalë mbushja dhe i vëmë në tavë të veshur më parë me letër furre.
I pjekim në furrë të ngrohur më parë me 180° për 25 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë./Ballkani/