Real Madridi mendon shitjen e Asensios
Real Madridi raportohet se ka vendosur ta shesë Marco Asension për 100 milionë euro.
Asensio konsiderohet si lojtar me të ardhme të ndritur në futbollin evropian, por 22-vjeçari ka dështuar të shfaqë veten si njeri kryesor i ekipit pas largimit të Cristiano Ronaldos në Juventus.
Gazeta “Marca” raporton se forma e tij ka shtyrë Realin që të mendojë për shitjen e tij.
Liverpooli dhe Chelsea janë dy klubet që deri më tani kanë shprehur interesim për 22-vjeçarin.