Real Madridi interesohet për Abrahamin

Real Madridi është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit të ri të Chelseat, Tammy Abraham, bën të ditur “Don Balon” të hënën.

Skuadra madrilene po mendon të bëjë ofertë për Abrahamin në afatin e janarit. Presidenti i Realit, Florentino Perez është një admirues i Abrahamit.

Abraham shënoi shtatë gola në pesë ndeshje në Premier League këtë stinor.

Abraham 21-vjeçar ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2022. Reprezentuesi i Anglisë stinorin e kaluar kishte qenë i huazuar te Aston Villa.

loading…