Real Madridi huazon talentin japonez

Një nga lojtarët që ka shkëlqyer me Real Madridin në fazën përgatitore është Takefusa Kubo, i cili firmosi këtë verë me “Los Blancos”.

Drejtuesit madrilene, duke parë cilësitë e tij, vendosën të mos e dërgojnë me ekipin e të rinjve, por t’i japin mundësinë të luajë rregullisht në Primera Division, edhe pse është 18-vjeç, ndaj do të huazohet.

Mallorca fitoi duelin e merkatos me Valladolidin, duke siguruar për një sezon huazimin, teksa Real Madridi sistemon, në një farë mënyrë, edhe vendin e ekstrakomunitarit, që do të shkojë për Vinicius Junior.

loading…