Real Madrid s’është për titull, e mposht Betisi

Real Betisi ka mposhtur Real Madridin sonte në xhiron e 27-të të La Ligas spanjolle.

Sidnei (40) dhe Cirstian Tello (82’) shënuan golat për Betisin, ndërsa Karim Benzema (45’ penallti) realizoi golin e vetëm për Realin.

Real Madridi me humbjen e pësuar ka humbur edhe mundësinë që të rikthehet në krye në La Liga. Reali pas 27 xhirove zë vendin e dytë me 56 pikë, dy më pak se Barcelona që kryeson. Real Betisi zë vendin e 12-të me 33 pikë.