Reperi Buta mbrëmë ka publikuar këngën e re.
Por, kënga “Ok ok” nga ai siç duket nuk është origjinale pasi ideja dhe koncepti janë marrë nga reperi tjetër shqiptar i quajtur GRIM i cili në shkurt ka lansuar këngën me koncept të njëjtë dhe me titull të njëjtë, “Okej”, shkruan Ballkani.info.
E pas lansimit ka ardhur reagimi i reperit Grim.
Në një pronocim për Ballkani.info, ai ka dhënë versionin e tij.
“Unë këngën e kam publikuar në muajin shkurt siç e kanë parë të gjithë ndërsa qysh paralajmerimin kur e ka bë ky reperi në fjalë më kanë ardhur shumë video duke i krahasuar me projekt temin. Ndërsa mbremë që e nxorri projektin i pashë ngjajshmeritë si shumica që i kanë parë. Mua më vjen mirë që ka pas ku me u inspiru…” janë fjalët e tij.
Reperi ka bërë edhe një reagim në Instagram ku përmes një freestyle i ka bërë “diss” Butës, të cilin mund ta ndiqni më poshtë.
Nga ana tjetër, nga Buta nuk ka akoma asnjë koment.
https://www.instagram.com/p/BqsbiyFhyHW/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.youtube.com/watch?v=cFlVe98k0_k







