Reagon Ethem Çeku: Është shpifje, djalit tim nuk iu gjetën substanca narkotike

Dekani i Fakultetit të Edukimit, Ethem Çeku ka reaguar sonte pas raportimeve se djali i tij është kapur me drogë nga Policia e Kosovës në Pejë.

Ai i ka hedhur poshtë këto raportime, duke thënë se janë shpifje dhe se djali i tij nuk ka poseduar substanca narkotike.

Reagimi i plotë:

Të nderuar,
Padrejtësisht jam përfolur dhe është ekspozuar fotografi e imja dhe anëtarëve te familjes sime ku në disa media është raportuar se gjoja se biri im është gjetur në posedim të substancës narkotike. Ky lajm është shpifës dhe ofendues për mua dhe familjen time. Është kuptuar tashmë se biri im nuk ka qenë në posedim te substancës narkotike dhe ai mund të përgjigjet vetëm për veprimet e tija. Andaj, i drejtohem gjitha mediave që kanë shpërndarë këtë lajm të rrejshëm të vendosin këtë reagim timin në lajme duke i dhënë rëndësinë e njëjtë si lajmit të rrejshëm dhe të kërkojnë falje publikisht për shpifjen, ndryshe, jam i shtyer të inicioj padi për kompensim demi të shkaktuar ndaj familjes sonë kundër çdo mediumi që ka shpërndarë lajmin shpifës dhe fyes! Me respekt, Ethem Çeku.

loading…