Reagon edhe Morena Taraku: Shëndetësia në Kosovë e turpshme, turqit po na mashtrojnë

Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku, ka reaguar së fundmi karshi shëndetësisë turke, e cila shpesh shihet si mundësi shpëtimi për personat që nuk gjejnë shërim në vendin tonë.

Duke qenë se Kosova nuk ofron mundësi të mirë shërimi, Morena është detyruar që me babanë e saj, regjisorin Selami Taraku, të ndërmarrin rrugën drejt Stambollit.

Në një shkrim të publikuar në InstaStory, Taraku ka treguar një nga spitalet e Turqisë u bëri dallavere atyre në çmim, duke i mashtruar për të marrë shuma të mëdha parash.

Për më shumë, këngëtarja dhe modelja u ka bërë thirrje fansave të saj që të kenë kujdes në rast se edhe ata kërkojnë trajtim mjekësor në Turqi.

View this post on Instagram

last nights glam with @makeupbysamuel?

A post shared by K I N G M T (@morenataraku) on

Morena gjithashtu shkruan se nuk kanë faj spitalet turke, po shëndetësia e turpshme në vendin tonë.