Reagon Avdullah Hoti, tregon nëse do të jap dorëheqje

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se informacionet për dorëheqjen e tij nuk janë të vërteta, raporton ballkani.info

Këto komente, Hoti i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

“Informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen time janë të pa vërteta. Me veprimet e mia kam dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime dhe arritja e marrëveshje së 4 shtatorit në Uashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë Covid -19”, ka thënë ai. /Ballkani.info/

Postimi i plotë: