Reagon AAK: I arrestuari për fajde, nuk ka qenë kryetar i nëndegës së AAK-së

Sot më herët në media është raportuar se është arrestuar për fajde kryetari i nëndegës së AAK-së në Kodren e Trimave.

Bëhet fjalë për Dalip Brahimi, gjë të cilën e ka mohuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmjet një reagimi për media.

Ata kanë thënë se Dalip Brahimi nuk ka qenë ansjëherë pjesë e strukturave drejtuese në çfarëdo niveli.

Gjatë ditës së sotme, Ballkani.info ka raportuar për arrestimin e të dyshuarit në fjalë dhe ishin publikuar edhe disa fotografi ku i dyshuari shihej afër zyrtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ky është reagimi i plotë i AAK-së:

AAK përgënjështron lajmin se i arrestuari Dalip Brahimi, ndonjëherë ka qenë pjesë e strukturave drejtuese në çfarëdo niveli.

Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përgënjështron lajmin se i arrestuari Dalip Brahimi, ka qenë kryetar i nëndegës së AAK-së në Kodrën e Trimave.

Njoftimet e publikuara në disa media për këtë rast janë të pasakta, nga se zoti Brahimi nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e strukturave udhëheqëse të AAK-së, në asnjë nivel.