Reagime të tjera në mbrojtje Arif Vladit: Armiku ofshante kur dëgjonte këngën e tij

Një deklaratë e këngëtares Adelina Ismaili rreth këngës “Marshi i UÇK’së”, e cila interpretohet nga Arif Vladi, ka ngjallur reagime të shumta. Në emisionin e saj, Ismaili tha se Vladi ka marrë para për këtë këngë.

Në mesin e atyre që ka reaguar për këtë çështje është edhe etnokoreologu Dilaver Kryeziu.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kryeziu ka thënë se kënga e Arifit është një kryevepër e situatës.

“…, e cila kishte të bëjë me kushtrimin e gjithë kombit shqiptar që t’i bashkojë gjithë luftëtarët e lirisë, këngë e cila përfshinte tërë botën shqiptare dhe ishte në cdo cep aty ku frymonte shqip”, ka shkruar ai.

Kryeziu ka thënë edhe disa fjalë për Adelina Ismailin.

“Armiku kur e dëgjonte këngën e tij ofshante, duke thënë “sa bukur kënduaka ky”. Kurse ju kritikë të mëdhenjë të artistëve kombëtarë ofshani thellë dhe mendoni njëherë se kë po e kritikoni”, ka shkruar Kryeziu.