Reagim i Hydroline SHPK

Hyrdroline SHPK ka reaguar rreth një teksti të publikuar në media sa i përket dy hidrocentraleve në Mitrovicë, e që po kundërshtohen nga banorët me anë të një peticioni që deri më tani ka marrë më shumë se 600 nënshkrime.

Nga kjo kompani përmes një reagimi dërguar për media, kanë shkruar se hidrocentrali ua ka lehtësuar jetën banorëve të kësaj ane, duke gjallëruar atë zonë që e kanë cilësuar si të harruar e që ka ndaluar shpërnguljen e banorëve të asaj ane.

Kompania në fjalë po deklaron se iu është nënshkruar rreguollores së procesurës së autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruesse nga ZRRE, një procedurë që sipas tyre është pajisur me të gjitha pëlqimet e nevojshme, Memorandumin me Komunën e Mitrovicës, Pëlqimin Mjedisor, Lejën Ujore, Pëlqimin nga Agjencioni Pyjor, Vendimin e Kuvendit Komunal, pëlqimin e KEDS, KOSTT, Pëlqimin nga Ministria e Bujqësise, Instituti i Trashëgemisë Kulturore, Leje Ndertimi dhe mori leje të ndryshme për ndërtimin dhe operimin e HEC sipas Legjislacioni i Energjisë në Republikën e Kosovës, i nxjerr në pajtim me Direktivat 2009/28/KE e BE-ës për provomin dhe shfrytëzimin e energjisë nga Burimet e ripërtëritshme, gjegjësisht Ligjit për Rregullatorin e Energjisë të përcaktuar për ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese përmes Procedurës së Autorizimit.

Sa i përket peticionit të nënshkruar, po thonë se nuk ka të bëjë fare me banorët por është ankesë e një individi dhe një familjes.

“Më tej në artikull thuhet se vendimi për ndërtimin është marre pa dëgjim publik; e vërteta është krejtësisht e kundërta. Vendimi është marrë pas disa dëgjimeve publike, ju cekim me radhë: Kompania jonë ka angazhuar ekspertë për hartimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe ka dorëzuar kërkesën në Departamentin e Mjedisit pranë MMPH. Pas shqyrtimit të kërkësës sonë Departamenti i Mjedisit të MMPH ka organizuar Diskutimin publik për pajisje me Pëlqim Mjedisor. Shpallja për debat me qytetarë është publikuar me datë 13.05.2013 në dy gazeta Ditore si dhe ne ëeb sajtin e Ministrisë ku janë ftuar të gjitha palët e interesuara dhe me datë 10.06.2013 është mbajtur diskutimi publik për këtë ekzistojnë shpalljet si dhe procesverbali i diskutimit”, thuhet në reagim.

Kompania në fjalë shkruhet se këtij rajoni ju ka rregulluar e ia mirëmbanë 20 km rrugë tash e sa vite.

“Komunitetit/rajonit në fjalë kompania ju ka rregulluar dhe mirëmbanë mbi 20 km rrugë me vite të tëra, që deri me implementimin e projektit banorët e zonës nuk e kanë patur fare dhe nuk kanë patur mundësi të kenë qasje në pronat e tyre. Ka rregulluar dhe stabilizuar rrjetin elektrik me buxhetin e kompanisë. Ne rastet e reshjeve me bore dhe dëmtimeve të rrugës ka hapur rrugët, ka riparuar dhe u ka mundësuar qasje pa ndërprerë në fshatra të gjitha këto me vullnetin më të mirë dhe me buxhetin e kompanisë pa kërkuar asnjëherë kompenzime nga Komuna apo pushteti qëndror. Pra Hidrocentrali ua ka lehtësuar jetën, ka gjallëruar këtë zonë të harruar nga të gjithë dhe ka ndalë shpërnguljen e banorëve të kësaj ane”, përfundon komunikata.

loading…