Salih Mustafa

Rasti Salih Mustafa – sot mbahet seanca e Apelit

Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, sot do të mbajë seancën e apelit në rastin e Salih Mustafës.

Sipas njoftimit të bërë në faqen e Dhomave të Specializuara, thuhet se seanca do të nis në orën 13:30 dhe do të përfundoj rreth orës 17:10.

Edhe për të premten është paraparë të mbahet një tjetër seancë e cila nis në orën 09:30.

Aktgjykimi u shpall më 16 dhjetor 2022. Trupi Gjykues e shpalli Mustafën fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim.