Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur përfundimisht që t’ia heq licencën e biznesit televizionit Klan Kosova.
Gutierrez ka thënë se ditët më të zeza të censurës shtetërore tashmë janë mbi Kosovën.
“Qeveria ia doli më në fund që të mbyll Klan Kosovën”, ka shkruar Gutierrez.
Ai tutje ka thënë se Qeveria Kurti po e zhyt vendin në liberalizmin më konservator me përbuzjen më të madhe për vlerat e Bashkimit Evropian.
The dark days of state censorship are upon #Kosovo. The government finally succeeded in having @klankosova_tv closed down. @albinkurti's gov is plunging the country into the most conservative illiberalism, with the utmost contempt for EU values. https://t.co/uBOTgtwmwQ
— Ricardo Gutiérrez (@Molenews1) July 28, 2023







