Avokati

Rasti i Loredanës, reperja merr këtë vendim

Kohët e fundit Loredana Zefi ka qenë ndër emrat më të lakuar lidhur me akuzat që janë bërë drejt saj nga një çift zviceran.

Një çift zviceran e kishte akuzuar atë për zhvatje parash dhe kanosje.

Lidhur me këtë rast ajo tashmë ka marrë vendim ta marrë një tjetër avokat dhe t’i largojë Tom Gashin dhe Artan Sadikun.

Avokati i ri i saj është Thomas Fingerhuth. Ai për mediat zvicerane ka folur lidhur me këtë rast ku ka thënë se nuk do ngritët asnjë aktakuzë ndaj saj pas hetimeve që janë duke u zhvilluar.

“Jam i bindur se nuk do te ngritët aktakuzë ndaj saj. Jam duke punuar që të gjej zgjidhje të tjera. Mendoj se ajo ka dashur një avokat që nuk është nga kantoni i njëjtë, por nga një kanton tjetër. Dikë që ka distancë me prokurorinë, bashkëpunimi me të po ecën mirë”, ka thënë ai.

E nga ana tjetër avokati i zviceranes beson se do të ngritët aktakuzë ndaj saj pasi bëhet fjalë për më shumë se 350 mijë euro mashtrim.

Burime të ’20 minuten’ afër prokurorisë së Zvicrës kanë thënë se Loredana i’a ka marrë 700 mijë euro dhe se për këtë ka edhe fakte.

Kujtojmë se Loredana ka qenë muaj më parë në Kosovë për të folur para mediave lidhur me këtë çështje dhe ishte e shoqëruar nga dy avokatët, Tomë Gashi dhe Artan Sadiku të cilët tani më nuk do të merren me rastin.

loading…